Nënë e bir përplasen për vdekje nga makina teksa ecnin në trotuar

Nga A2 CNN
16 Janar 2023, 19:43 | Bota

Një grua dhe një fëmijë mbetën të vrarë tragjikisht kur një “Audi” jashtë kontrollit i goditi pasi doli nga rruga dhe u përplas me murin e një ekspozite makinash.

Mësohet se viktimat, të cilët u shpallën të vdekur menjëherë pas ngjarjes, ishin këmbësorë.

Shoferi u dërgua në spital dhe po trajtohet për lëndime, të cilat përshkruhen si të rënda, por jashtë rrezikut për jetën, ndërsa pas marrjes së ndihmës mjekësore, pritet arrestimi i tij. (A2 Televizion)


A2 CNN Livestream

Latest Videos