“Nëse ka amerikan që do të monitorojë votime, le të shkojë në Korenë e Veriut”

Nga A2 CNN
11 Qershor 2019, 16:58 | Aktualitet

Presidenti Meta tha se vendimin për të shfuqizuar datën e zgjedhjeve e mori pasi ato nuk mund të konsideroheshin më zgjedhje, por votime. “A ka njeri këtu që beson se zgjedhjet e 30 qershorit do të ishin zgjedhje të lira e demokratike? Ka një dallim thelbësor mes zgjedhjeve dhe votimeve. Shqiptarët kanë nevojë për zgjedhje, jo votime, kanë pasur votime për 45 vjet. Nëse ka ndonjë europian apo amerikan që kërkon të monitorojë votime, le të shkojë në Korenë e Veriut, të gjejë kur i kanë zgjedhjet ata, se në Shqipëri zgjedhje të tilla nuk mund të ndodhin më. Njoftojini të gjithë që këtu ka ardhur pluralizmi që në vitin 1991”, tha Meta. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos