“Nëse Putin fiton, do ju zhdukë qytetet”, Ukraina thotë se Rusia i ka tejkaluar të gjitha vijat e kuqe

Nga A2 CNN
14 Qershor 2022, 13:41 | Bota
“Nëse Putin fiton, do ju zhdukë qytetet”, Ukraina

Negociatat për paqe mes Ukrainës dhe Rusisë kanë ngecur prej kohësh, ndërsa Kievi akuzon Moskën se “i ka tejkaluar të gjithë vijat e kuqe”.

Mikail Podoljak, këshilltar i presidentit Volodimir Zelensky, thotë se bisedimet mund të rifillojnë vetëm pas tërheqjes së plotë të ushtrisë së Rusisë në pozicionet e tyre para 24 shkurtit.

“Thjeshtë nuk ka mënyrë tjetër”, u shpreh zyrtari ukrainas. Ai gjithashtu paralajmëroi perëndimin se nëse Putini fiton, “ëmbëlsirat e mëngjesit do konsumohen me raketa, ninullat do zëvendësohen nga sirenat e luftës dhe se do të zhduken qytete me histori mijëra vjeçare”.

Thirrjeve për më shumë armatime iu bashkua dhe shefi i stafit të Zelenskit, i cili tha se Perëndimi nuk duhet të kërkojë kompromis me Rusinë pasi ky vend njeh vetëm forcën.

Nga ana tjetër, Kremlini reagon duke theksuar se qëllimi kryesor i operacionit ushtarak në Ukrainë është të mbrojë Republikat e vetëshpallur të Donbasit.

Lidhur me konfliktin ka reaguar sërish Papa Françesku, që kritikon ashpër Rusinë për përdorimin e mercenarëve çeçenë dhe sirianë duke e konsideruar këtë një vendim monstruoz.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos