Nesër seancë parlamentare, jashtë Parlamentit protesta e dhjetë e opozitës

Nga A2 CNN
17 Prill 2019, 11:31 | Politikë
Nesër seancë parlamentare,  jashtë Parlamentit protesta e

Krahas seancës parlamentare, si gjithmonë në muajt e fundit,  pritet edhe protesta e opozitës, e dhjeta radhazi.

Seanca parlamentare do të zhvillohet në orën 10, dhe do të diskutohet edhe interpelanca e opozitës së re në parlament për sa i përket ngjarjes së grabitjes së bujshme në Rinas, për dinamikat e së cilës do të përgjigjet ministri Sandër Lleshaj.

Ndërkohë që jashtë Parlamentit, do të zhvillohet protesta e opozitës, që do të angazhojë forca të shumta të rendit, edhe pse me dimensione më të vogla se gjatë protestës kombëtare të 13 prillit.   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos