Netanyahu nuk ia del të formojë qeverinë. Vendi sërish në zgjedhje?!

Nga A2 CNN
22 Tetor 2019, 09:04 | Bota
Netanyahu nuk ia del të formojë qeverinë. Vendi sërish

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu deklaroi se nuk mund ta formojë qeverinë e re duke i dhënë kështu mundësinë rivalit të tij politik ta bëjë atë. Kreu i qeverisë izraelite, i cili qëndron në pushtet prej një dekade, nuk mundi të krijojë një koalicion qeverisës, pasi zgjedhjet e shtatorit përfunduan me një rezultatit shumë të ngushtë.

Rivali i tij, Benny Gantz, i partisë Blu e Bardhë pritet të marrë mandatin nga presidenti për të formuar qeverinë e re. Përpjekjet e Netanyahut për ta përfshirë Gantz në qeveri rezultuan të kota.

"Bëra të gjitha përpjekjet për ta ulur Benny Gantz në tavolinën e negociatave, për të krijuar një qeveri uniteti dhe për të shmangur mbajtjen e zgjedhjeve të reja. Fatkeqësisht ai vetëm refuzoi gjatë gjithë kohës”, deklaroi Netanyahu. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos