
Platforma e transmetimit Netflix bëri të ditur se kishte vendosur të ndërpriste punën në serialin familjar të Meghan Markle "Pearl".
Heqja dorë nga disa projekte, përfshirë dhe atë të Markle, ishte pjesë e vendimeve strategjike për prodhimin e serialeve të animuar, tha kompania në një deklaratë, pa dhënë detaje të mëtejshme mbi vendimin e saj.
Archevvell Productions, kompania e krijuar nga Markle dhe bashkëshorti i saj, Princi Harry, tha vitin e kaluar se ajo do të ishte një producente ekzekutive e "Pearl". Seriali do të përqendrohej në aventurat e një vajze 12-vjeçare e cila është frymëzuar nga gra me ndikim të historisë.
Çifti njihet zyrtarisht si Duka dhe Dukesha e Sussex. Netflix gjithashtu vendosi të ndërpresë dhe dy serialet e animuar për fëmijë "Dino Daycare" dhe "Boons and Curses".
Vendimi për të anuluar këto shfaqje vjen pasi Netflix raportoi një humbje prej 200,000 abonentësh në tremujorin e parë, duke shkuar shumë larg parashikimit tij për të shtuar 2.5 milionë.
Vitin e kaluar, Netflix zgjati një marrëveshje për filmat e animuar me degën e Comcast Universal Pictures, një lëvizje që pritej të ndihmonte Netflix-in të mbante shikuesit fëmijë.
Kompania tha të dielën se do të vazhdojë të punojë në projekte me Archewell, duke përfshirë serinë e dokumentarëve të publikuar më herët "Heart of Invictus". (A2 Televizion)