New England Patriots janë kampionët e edicionit të 53 të Super Bowl. Patriots mundën 13-3 skuadrën surprizë të kësaj finaleje Los Anxhelos Rams.
Një ndeshje ku skuadra nga New England vendosi diktatin që në nisje për ta finalizuar me suksesin e tyre.
13-3 janë shifrat më të dobëta të shënimit në historinë e këtyre finaleve. Edhe një herë legjenda Tom Brady ngre lart trofeun prestigjioz, në moshën 41-vjeçare, në finalen e 9 nëntë me skuadrën e tij. Edelman ndërkohë, u shpall lojtari më i mirë i finales së 53 të SuperBowl.
Patriotët arritën t’ia dalin këtë herë ndryshe nga një vit më parë ku u dorëzuan në aktin final përballë Philadelphia Eagles. (A2 Televizion)