Newcastle për Champions/ Lista e dëshirave vlen 450 mln paund, e kryeson dyshja Neymar-Kane

Nga A2 CNN
25 Maj 2023, 08:11 | Sporte të tjera

Rikthimi në skenën e Champions League pas 20 viteve mungesë për Newcastle pritet të shoqërohet me një merkato intensive nga ana e sheikëve arabë që zotërojnë klubin nga Teesside.

Mediat angleze kanë publikuar një listë të futbollistëve me të cilët klubi bardhezi synon të nënshkruajë këtë verë dhe transferimi i tyre do t’i kushtojë 450 milionë paund.

Gazeta spanjolle AS pretendon se skuadra e Eddie Howe është gati të rivalizojë klube të mëdha në luftën për yjet më të mëdhenj të Evropës dhe të ndërtojë një skuadër "Galacticos", në modelin e Real Madridit në fillim të viteve 2000.

Në krye të listës së Magpies qëndrojnë dy emra “BIG” si Neymar dhe Harry Kane dhe në total ka 11 lojtarë.

Sulmuesi i kombëtares angleze mund të largohet nga Tottenham këtë verë dhe Newcastle ka dëshirë të krijojë një treshe sulmi mes tij dhe Callum Wilson e Alexander Isak.

Sa i përket Neymar, 31-vjeçari është një yll global dhe një lëvizje në verilindje do ta bënte botën të flasë për këtë transferim. Problemi i vetëm në rastin e yllit brazilian është tekniku Howe, i cili ka treguar më parë se dëshiron të shmangë emrat më të mëdhenj të futbollit.

Emra të tjerë tërheqës përfshijnë James Maddison të Leicester, me 26-vjeçarin që pritet të lëvizë këtë verë nëse “Foxes” bie nga Premier League.

Raporti gjithashtu pretendon si objektiva të mundshëm edhe Ryan Gravenberch, Moussa Diaby apo i huazuari i Chelseat, Joao Felix.

Të tjerët që përbëjnë listën e ngushtë me 11 lojtarë janë Sergej Milinkovic-Savic i Lazios, Samuel Chukëueze, Eberechi Eze, Mohammed Kudus dhe Dominik Szoboszlai.

Newcastle u bë klubi më i pasur në botë pas blerjes së tyre nga fondi i Arabisë Saudite në 2021. Që prej asokohe pronarët kanë shpenzuar 42 milionë paund për Bruno Guimaraes, 45 milionë për Anthony Gordon dhe 63 milionë për Alexander Isak. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos