























Kalendari i ri Pirelli u publikua për herë të parë, këtë të martë, pas një viti pushim për shkak të pandemisë së koronavirusit. Në të marrin pjesë disa nga modelet më të famshme të momentit, si Bella Hadid, Cara Delvingne dhe Emily Ratajkowski. Kjo është hera e parë që prej vitit 2015 që kalendari i është kushtuar tërësisht modeleve.
Shfletoni galerinë e mësipërme për të parë disa nga pozat që do t’iu shoqërojnë përgjatë muajve të vitit 2023. (A2 Televizion)