Nga burgu në SHBA, rrëfehet El Chapo: Ja njerëzit e vërtetë që fshihen pas karteleve të drogës

Nga A2 CNN
3 Tetor 2022, 13:03 | Bota

Pesë vjet pasi u ekstradua në SHBA, bosi meksikan i kartelit të Sinaloas, Joaquín "El Chapo" Guzmán, ka rrëfyer se kush janë në të vërtetë, sipas tij, fuqitë që qëndrojnë pas drogës në dy anët e kufirit Amerikë-Meksikë.

Nëpërmjet avokatit të tij, Mariel Colón, i cili është një nga të paktët njerëz që lejohet të ketë kontakte të rregullta me të, ish-shefi i kartelit të Sinaloas tha që nëse lufta e drogës do të mbyllet, atëherë autoritetet do të duhet të ndjekin politikanët në të dy anët e kufirit.

Kufiri SHBA-Meksikë

“Për vite me radhë, autoritetet kanë goditur drejtuesit e supozuar të grupeve kriminale, por kjo nuk ka shërbyer për asgjë. Nëse do të shkonit pas politikanëve që e kanë lejuar këtë gjë, atëherë do të ishte diçka tjetër”, u shpreh Mariel Colón në një rrëfim për Business Insider.

https://a2news.com/2019/07/18/terroriste-agjente-te-dyfishte-e-vrases-seriale-shoket-e-burgut-te-el-chapo-s/

Ai shtoi më tej se El Chapo është i vetëdijshëm që mund të jetë një “vegël” e politikës nga qeveritë e SHBA dhe të Meksikës. “Çdo presidenti amerikan ka trofeun e tij. Trump kishte Chapo-n. Pas tij, Biden ka trofeun e tij. Gjithmonë ka qenë politike.

Ndërkohë, gjatë gjyqit, El Chapo përmendi disa presidentë të Meksikës, shefa policie e oficerë të lartë ushtarakë si të përfshirë në tregtinë e drogës.

Në vitin 2019, El Chapo u dënua me burgim të përjetshëm për akuza të shumta të lidhura me drogën. Prej asaj kohe, ai është duke qëndruar në izolim në ADX Florence, në burgun e Kolorados të konsideruar si më të sigurtin në SHBA.

https://a2news.com/2019/07/18/ferri-i-teknologjise-se-larte-burgu-ku-el-chapo-po-mbyll-ditet/

Atij i lejohet vetëm një orë ajrosje në ditë dhe vetëm 15 minuta telefonata në muaj, me 3 persona të kontrolluar më parë nga qeveria amerikane, nëna e tij, një nga motrat dhe fëmija i tij më i vogël.

Trajtimi i Guzman në këtë mënyrë, i cili sipas avokatëve është çnjerëzor dhe rezultat i një hakmarrjeje politike, ka për qëllim që ta parandalojë atë të arratiset dhe të përfshihet në aktivitete të paligjshme, por edhe pse ai është pas hekurave që nga janari i vitit 2016, biznesi i Kartelit të Sinaloas vijon të lulëzojë. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2019/02/24/nje-shetitje-ne-sinaloa-vendlindjen-e-el-chapos/

A2 CNN Livestream

Latest Videos