Nga e hëna, masa të reja kundër Covid-19 në Kosovë

Nga A2 CNN
5 Dhjetor 2021, 21:05 | Kosova
Nga e hëna, masa të reja kundër Covid-19 në Kosovë

Varianti i ri i koronavirus ka bërë që edhe Kosova, sikurse vendet e tjera, të marrë masa kundër përhapjes.

Duke nisur nga e hëna, çdokush që hyn në vend duhet të posedojnë certifikatën e vaksinimit të plotë. Kur personi është i vaksinuar vetëm me një dozë, krahas saj do të kërkohet testi PCR-negativ ose dëshmia se personi ka kaluar Covid-19.

Nga 3 janari i vitit 2022, për hyrje të Republikës së Kosovës do të vlejë dëshmia e vaksinimit të plotë. Për të inkurajuar vaksinimin dhe qasjen e qytetarëve në Aeroportin e Prishtinës dhe në pikat kryesore kufitare do të vendosen ekipet e lëvizshme të vaksinimit.

Kufizime dhe ashpërsim masash ka edhe ndër qytetarët dhe profesionet e caktuara, ku përveç vaksinimit të plotë apo të pjesshëm, do të kërkohet edhe testi PCR-negativ. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos