Nga elefantët që notojnë në oqean te luanët në Kenia, janë vetëm disa nga më shumë se 100 foto të realizuara nga fotografë me famë botërore, të cilat kanë dalë në shitje. Paratë e grumbulluara do të shkojnë për të ndihmuar financimin e programit “Roots and Shoots” të Institutit Jane Goodall. Disa nga fotot janë realizuar nga Jimmy Chin, Beth Moon, Steve McCurry, Xavi Bou dhe David Doubile. (A2 Televizion)





































































