Gjatë viteve të transicionit, jemi mësuar që të gjejmë në tregjet në Shqipëri me një seri produktesh që imitojnë firmat më të njohura botërore. Më së shumti ata përpiqen të imitojnë në çdo detaj produktin origjinal, dhe shpesh herë ia arrijnë qëllimit.

Kur logo edhe pse fallco
është gjeniale
Sllogani paksa i gabuar 
Shumë pafat këto lodrat 
Të paktën ky produkt vetëshpallet "fake" 
Që janë të
ëmbla janë...
Nuk duket produkt luksi 
Njeriu merimangë do ta fitonte padyshim konkursin 
Boy apo Child nuk ka rëndësi, boll të luhet 
Nuk duken të gëzuara brenda pakos 
Kanë gabuar hero, Captain Amerika
është më muskuloz se Mario
Nuk duket teknologji e fundit 
Kot duket vërtetë 
Një nga fallco-t më...fallco 
As ngjyra, as emri... 
Çfarë ndodh ekzaktësisht aty brenda?
Një panine e fshehur 
Të paktën mund të vendosnin për një emër
Nuk garantojmë për mobiljet 
Sa "like" kanë patatet e skuqura? 
Grurë teknologjik 
Nuk humbet kurrë rrugën me këto
Por ka edhe raste kur imitimi jo vetëm që nuk duket i arrirë por merr edhe një dimension grotesk. Emrat e njohur të ekonomisë botërore shfrytëzohen në mënyrë ilegale për të tërhequr vëmendjen, dhe pak rendësi ka që produkti dhe emri nuk kanë asnjë lidhje të përbashkët.
Rezultati më së shumti është i shëmtuar, por në disa raste nuk mund të mohohet një farë ironie dhe gjenialiteti.
Ja pra ku justifikohen thasët me grurë me emër Whatsapp, një çokollatë Kat Kot ose një bluzë sportive Mike. Ata janë të dukshme në treg, dhe autoritetet e vendeve mbyllin shpesh herë një sy. (A2 Televizion)