Nga Hailey Bieber te Kate Middleton, zbuloni 10 ikonat e stilit të vitit 2022

Nga A2 CNN
28 Dhjetor 2022, 19:11 | Showbiz

Në fund të çdo viti mediat bëjnë gjithnjë një bilanc përfundimtar për filmat, fotot, protagonistët apo personazhet që kanë qenë në krye të titujve apo që kanë lënë gjurmë. Por revista italiane Grazia ka përzgjedhur 10 ikonat e stilit që kanë kaluar në tapetin e kuq për vitin 2022 nga Oscars te MET Gala.

Duke shqyrtuar ngjarjet dhe daljet që kanë shkaktuar më shumë zhurmë  janë përzgjedhur 10 personazhet e famshëm që na kanë mbetur në mendje me veshje dhe aksesorë që nuk do t'i harrojmë kurrë.

Viti 2022 ishte një vit i plotë i rikthimit në ngjarjet sociale, festivale, shfaqje mode, i të ftuarve dhe premierave të filmave, që riktheu fytyra që nuk ishin parë prej kohësh dhe shenjtëruan emra të rinj. Rihanna i ka dhënë një formë të re stilit të maternitetit, me polemikat e zakonshme në rrjetet sociale; Jessica Chastain ka përqafuar kauzat politike dhe frymëzimin e Alessandro Michele. Krahas tyre shumë emra që janë sinonim i stilit sublim dhe hyrjeve të reja për të cilat do të dëgjojmë gjatë.

Nga Hailey Bieber te Kate Middleton dhe Zendaya zbuloni se cilët janë dhjetë të famshmet e veshura më mirë të vitit 2022. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos