Ish-Miss Kroacia Ivana Knoll ka ruajtur formën e saj të jashtëzakonshme nga Kupa e Botës duke mahnitur miliona ndjekësit e saj me një set pizhamesh seksi për Krishtlindje.
Bukuroshja me origjinë gjermane e plotësoi postimin me një mbishkrim ngacmues, ku shkruhej:
"Ju uroj Gëzuar Krishtlindjet. PS. Po ju çfarë gjetët nën pemën e Krishtlindjes".
Dhe sigurisht që nuk mund të mungonin komentet e ndjekëve të saj, ndërsa njëri prej tyre e pyeste nëse ajo do donte të ishte dhurata e tij e Krishtlindjeve.
Knoll u bë virale gjatë Kupës së Botës së fundit në Katar pasi tërhoqi vëmendjen për zgjedhjet e saj të guximshme të veshjeve.
Megjithatë, jo të gjithëve u bënë përshtypje veshjet e Knoll-it, me disa që e akuzuan atë për mosrespektim ndaj kulturës së vendit pritës.
Zemërimi për veshjet e Knoll u shua shpejt dhe ajo tani është më e njohur se kurrë, duke tërhequr çdo ditë me mijëra fansa në Instagramin e saj nga e gjithë bota. (A2 Televizion)




