Nga himni në kor, te dritat e telefonit, Italia e bashkuar kundër koronavirusit

Nga A2 CNN
16 Mars 2020, 12:48 | Bota

Italia është shteti me numrin më të lartë të personave të prekur, por edhe të atyre që kanë humbur jetën nga koronavirusi. Megjithatë, qytetarët e shtetit fqinj kanë treguar se janë të bashkuar kundër këtij virusi vrasës, që po tmerron botën.

Përveç këngëve të kënduara në kor në ballkonet e shtëpisë, ku qëndrojnë të izoluar, italianë kanë ndërmarrë një tjetër nismë për të treguar bashkimin e tyre.

Në orën 21:00 të së dielës, ata dolën në ballkonet e apartamenteve të tyre me dritat e telefonit të ndezura, nën moton: “Të ndriçojmë italianë”.

“Italia është gjallë, italianë janë gjallë, kompakt dhe të fortë. Vetëm të bashkuar mund të fitojmë!”, është slogani i popullit italian në këto ditë të vështira për ta dhe jo vetëm.   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos