
Në vitin 1970 vëllezërit Harvey dhe Bob Weinstein themeluan kompaninë e pavarur të prodhimit dhe shpërndarjes së filmave, “Miramax”, në nder të prindërve të tyre, Miriam dhe Max. Përmes kësaj kompanie, Harvey mori në mbarë botën vlerësime e duartrokitje për filmat që pushtuan ekranet e kinemave, "Shakespeare in Love" dhe "Pulp Fiction".
Në vitin 1994, Miramax u shndërrua në një nga kompanitë më të rëndësishme të Hollivudit, ku prodhoi një nga filmat më të suksesshëm të asaj periudhe, “Pulp Fiction”, prodhim që shkaktoi një stuhi të vërtetë mediatike në Festivalin e tij viti të filmit në Kanë, duke fituar Palmën e Artë, për regjisorin Quentin Tarantino. Aktorë kryesore si Uma Thurman dhe John Travolta, filmi u emëruan për Çmimet “Oscar”, me Tarantino dhe Roger Avary që fituan skenarin më të mirë dhe regjisorin më të mirë.
Viti 1996 e gjeti Harvey Weinstein, producent ekzekutiv të shumë filmave të suksesshëm si "Emma" me aktore kryesore Gwyneth Paltrow, "The English Patient" me protagonist kryesor Ralph Fiennes, "Beautiful Girls" me Miro Sorvino dhe "Scream" me protagonist Rose McGowan. “Miramax” ishte kompania e prodhimit e filmit “Mighty Aphrodite”, në rolin e së cilës Mira Sorvino fitoi çmimin “Oscar” si aktorja më e mirë jo protagoniste.
Suksesi do të mbërrinte 1 vit më vonë, me Miramax që fitoi çmimin e parë “Oscar” të saj, për regjinë me të mirë, pikërisht me filmin "Pacienti Anglez", që mposhti suksesin e asaj kohe, "Jerry Maguire", edhe pse ky i fundit triumfoi me të tjerë çmime.
1998 ishte një tjetër vit i suksesshëm për “Miramax”, me "Good Will Hunting", me yjet e Hollivudit, Matt Damon dhe Ben Affleck. Vëllezërit Weinstein ishin bashkëprodhues në këtë film, i cili triumfoi sërish me 2 çmime “Oscar”.
Më shumë duartrokitje, lavdi, dhe statuja “Oscar” solli 1999, për Miramax dhe vetë Harvey Weinstein, që ishte producenti i filmit "Shakespeare In Love". Filmi u nominua për 13 çmime “Oscar” dhe rrëmbeu plot 7, regjinë më të mirë, përfshirë edhe aktoren më të mirë femër, cmim që shkoi për Gëyneth Paltroë, një nga të preferuarat e Harvey.
Edhe në vitin 2002, “Miramax” vijonte ecurinë positive, me fitime marramendëse dhe me prodhimet më të mira në Hollivud. Ky ishte viti i "Gangs Of New York", me regji të Martin Scorsese, i cili garoi në festivalin e filmit në Kanë dhe u nominua për plot 10 çmime “Oscar”. Një vit më vonë, suksesin e "Gangs Of New York", e pasoi ai i “Chicago”, që triumfoi me plot 6 çmime Oscar. Uma Thurman u nominua për çmimet Golden Globe si aktorja më e mirë femër për rolin e saj në filmin “Kill Bill”, volume i parë, me regji të Tarantinos.
2004 bashkoi Weinstein në një ekip me regjisorin e famshëm Michael Moore, në dokumentarin "Fahrenheit 9/11", që fitoi çmimin kryesor, një tjetër Palmë të Artë në Festivalin e filmit në Kinë. Ky ishte viti kur Harvey u divorcua nga bashkëshortja e tij Eve Chilton, me të cilën pati 3 vajza.
Pas shumë suksesesh e fitimesh marramendëse, më 30 shtator të vitit 2005, Bob dhe Harvey WWeinstein vendosën të heqin dorë nga kompania “Miramax”, edhe pse ia kishin shitur atë kompanisë “Walt Disney” për shumën e 80 milionë dollarëve. Atëherë të dy vendosën të themelojnë kompaninë e tyre, The Weinstein Company.
Në mars të vitit 2007, Weinstein ishte producenti ekzekutiv i filmit “Grindhouse”, prodhimi ambicioz i realizuar nga Quentin Tarantino and Robert Rodriguez, me aktore Rose McGowan. Filmi u pasua nga do prodhime horror, "Death Proof" dhe "Planet Terror", nën drejtimin sërish të Tarantinos dhe Rodriguez. Bashkëpunimi me Tarantinon kish nisur që prej vitit 1992 me "Reservoir Dogs". Po këtë vit, Harvey Weinstein u martua me stilisten angleze Georgina Chapman. Në vitin 2017, ishte vetë Georgina që njoftoi se e kishte braktisur Harveyn. Bashkë ata janë prindër të dy fëmijëve, një djali dhe një vajze…
Kishin kaluar disa vite nga çmimi i fundit “Oscar” dhe 2009-a riktheu fuqishëm në treg vëllezërit Weinstein. Aktorja Kate Winslet fitoi çmimin “Oscar” si aktorja më e mirë për rolin e saj në filmin "The Reader". Në po të njëjtin edicion, aktorja Penelope Cruz fiton çmim për rolin e saj si aktorja më e mirë jo protagonist në filmin "Vicky Cristina Barcelona".
“The Reader, me riktheu në lojën e çmimeve Oscar sepse për 3 vjet e gjysmë, kompania Weinstein nuk ka pasur një prodhim kaq të mirë. “The Reader” dhe “Vicky Christina Barcelona” fitoi edhe Gloden Globes. Penelope fitoi, Kate fitoi dhe krejt papritur thua: tani e kuptoj se çfarë duan ato dhe nuk më vjen aspak keq ta bëj përsëri. "Inglorious Bastards" u nominua për 8 cmime Oscar. "King's Speech" fitoi çmimin Oscar. Artisti fitoi çmimin Oscar. Kjo ka ndodhur në 4 vjet”, tha Weinstein.
2011 ishte viti i triumfit, me aktorin Colin Firth në rolin e Mbretit Xhorxh VI, që fitoi plot 4 çmime “Oscar”. Viti më vonë do të ishte viti kur triumfoi “Artisti”, që rrëmbeu 5 cmime Oscar.
Harvey nuk do të ndalte. Në 2012, “Gruaja e hekurt”, prodhuar nga kompania Weinstein, me aktore kryesore Meryl Streep, fitoi 2 çmime “Oscar”, përfshirë edhe aktorja më e mirë femër.
Në 2015, nisi kriza, edhe në karrierën e Weinstein, jo vetëm në jetën personale, që kish nisur të japë shenjat e para. Harvey mungoi si rrallë herë, në darkën e famshme AmFar, konsideruar si mbrëmja më glamur e Festivalit të Filmit në Kanë. Përfaqësuesi i Harveyt tha se ai e dha kontributin e tij për eventin, duke mbledhur më shumë se 170 milionë dollar gjatë vitit.
Jeta personale
Për herë të parë, nga 5 tetori 2017, e përditshmja “The New York Times” publikoi 8 akuza nga gra, të cilat e akuzonin producentin për kontakt të detyruar fizik dhe ngacmim seksual, gjatë 3 dekadave, në periudha të ndryshme. Zëdhënësi i Weinstein reagoi më vonë, duke deklaruar se Harvey Weinstein i mohon kategorikisht të gjitha akuzat në adresë të tij. “The New York Times” citoi edhe aktoren Ashley Judd e cila akuzonte se 2 dekada më parë, ajo kish pasur një takim me Weinstein, në dhomën e tij të hotelit “Beverly Hills”, takim gjatë të cilit producenti i ka kërkuar ti bëjë një masazh apo nëse ajo mund ta shihte teksa ai bënte dush. Më 6 tetor të vitit 2017, Harvey Weinstein tha se u largua nga kompania, të cilin e drejtonte bashkë më të vëllain Bob që prej vitit 2005. Më vonë, vetë kompania tha se ai u pushua.
Në 10 tetor 2017, “The New Yorker” raportoi 13 akuza zyrtare të bëra nga 13 gra të ndryshme, të cilat e kishin akuzuar atë për ngacmime dhe dhunë seksuale. 3 thoshin se ishin përdhunuar forcërisht nga Weinstein. Edhe këtë herë, producenti i mohoi akuzat. Në po të njëjtin muaj, bashkëshortja e dytë e tij, Georgina, tha se e kishte braktisur.
Më 11 tetor, të Harvey u pezullua për aktivitetin e tij nga Akademia britanike e Filmva,e BAFTA, deri në qartësimin e akuzave ndaj ti, akuza të cilat BAFTA i cilësoi si shumë serioze. Weinstein ishte një nga të besuarit e akademisë britanike, pasi rrëmbente çdo vit një çmim gjatë ceremonisë së filmave. Në po të njëjtën ditë, edhe organizatorët e Festivalit të Filmit në Kanë, tha se e kanë pezulluar pjesëmarrjen e producentit përmes prodhimeve të tij, deri në sqarimin e situatës nga ana e autoriteteve. Weinstein nuk bëri asnjë koment.
4 ditë më vonë, teksa e gjithë bota fliste për akuzat ndaj Harvey Weinstein, nisi zyrtarisht lëvizja “MeToo” – “Edhe unë”. Aktorja Alyssa Milano i kërkoi ndjekësve të saj në Twitter që ta shpërndajnë sa më shumë statusin e saj, “Edhe Unë”, nëse ndonjëherë janë kërcënuar, ngacmuar apo dhunuar seksualisht. Miliona vajza e gra në të gjithë botën, ndanë në rrjetet sociale historitë dhe eksperiencat e tyre për abuzimet seksuale, me hashtagun “MeToo”. Protesta u zhvilluan edhe në Los Angelos, si për t’i dhënë më shumë zë lëvizjes “Edhe Unë”.
Më 5 nëntor 2017, një portret i Harvey Weinstein u dogj gjatë një eventi në Angli. Viti i ri do të ishte kundër Harvey Weinstein. Nisi fushata “Tani është koha”, drejtuar nga aktoret hollivudiane Reese Witherspoon, Jessica Chastain dhe Natalie Portman, si një fushatë kundër abuzimeve seksuale, ku donacionet vërshuan nga e gjithë bota, në një fond multi-miliona dollar, për të nisur edhe luftën ligjore, duke nisur nga ngacmimet e abuzimet në vendet e punës. Në një letër të hapur, publikuar në “The New York Times”, ata thanë se duan të ngrenë zërin e tyre, për të gjithë femrat, edhe ato me paga të ulëta e punë të thjeshtë, deri në industritë më të rënda.
Më 7 janar të vitit 2018, të nominuarat, prezantueset por edhe të ftuara në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Golden Globe” u veshën me të zezë, në shenjë mbështetjeje dhe kundër ngacmimeve seksuale. Prezantuesi, Seth Meyers, iu adresua kësaj çështjeje, përmes shakave dhe komenteve. Aktorja Jessica Chastain i tha reporterëve: “Ne qëndrojmë të solidarizuara kundër çdo lloj abuzimi me pushtetin”.
Më 9 janar 2018, aktorja Catherine Deneuve dhe 99 gra të tjera franceze, të njohura apo më pak të njohura, dolën sërish në protestë, pjesë e lëvizjes MeToo, duke deklaruar se femrat tashmë do të përpiqen të ndërtojnë një mur, që deri më dje ka qenë muri i heshtjes.
Më 1 mars 2018, u zbulua në Los Anxhelos, statuja 'Casting Couch' e Harvey Weinstein, përpara mbrëmjes së çmimeve “Oscar”. Vetë Weinstein nuk mori pjesë në ceremoninë në nder të tij. Të gjithë folën për mungesën e tij. Statuja, e realizuar nga artisti Plastic Jesus u instalua pranë bulevardit kryesor në Hollivudit, atje ku do të mbahej ceremonia e çmimeve “Oscar”. 3 ditë më vonë, nga ceremonia u përshëndet lëvizja “Edhe Unë”, gjatë së cilës u bë thirrje për ti dhënë fund ngacmimeve dhe dhunës seksuale.
Më 12 maj të po atij, aktoret e famshme Cate Blanchett, Salma Hayek dhe Marion Cotillard u rreshtuan mes 82 grave që parakaluan në mënyrë simbolike në tapetin e kuq të festivalit të filmit në Kanë, në shenjë solidariteti me gratë që nuk kishin pasur kurrë zë, në industrinë e filmit.
Por cilat janë akuzat zyrtare që rëndojnë mbi të?
Më 25 maj 2018, Weinstein u dorëzua në polici, për tu përballur me akuzat për dhunim dhe abuzim seksual. Avokati i tij në atë kohë, Benjamin Brafman, tha se Harvey Weinstein ishte deklaruar jo fajtor. Më 5 qershor, përpara gjykatës, Weinstein deklaron se është i pafajshëm për dy akuzat për përdhunim dhe një për krim seksual, me akuzat që do të duhet të provohen në një gjykatë kriminale. Edhe pse numri i akuzave ndaj tij rritej, producenti amerikan e quante veten të pafajshëm dhe akuzat ndaj tij i cilësoi sajesa. Më 20 dhjetor 2018, një gjykatë në Nju Jork i rrëzoi akuzat kundër Weinstein.
Një vit më vonë, Weinstein doli përpara gjykatës, ku shpalli edhe ekipin e tij të ri ligjor, që zëvendësonte avokatin e tij mbrojtës Benjamin Brafman. Tani mbrojtjen e tij do ta drejtonte njëri prej 4 avokatëve, Jose Baez. Më 26 prill të vitit të shkuar, gjykata kriminale kundër Harvey Weinstein i kërkoi ekipit të tij mbrojtjës më shumë fakte dhe bisedë me dëshmitarët. Në qershor u shfaq premierë një film i ri, "Bitter Wheat", frymëzuar nga skandalet rreth Weinstein. Aktori amerikan John Malkovich rikthehet në Londër si një producent i fuqishëm dhe arrogant, që rrugën e suksesit drejt Hollivudit, e kish blerë me para.
Në korrik, Weinstein punëson ekipin e tij të tretë ligjor, përpara seancave në gjyq. 2 avokatët, Donna Rotunno dhe Damon Cheronis, dolën në një seancë dëgjimore në Gjykatën Supreme në Manhattan, përpara se të bënin mbrojtjen përfundimtare të Harvey Weinstein 2 muaj më vonë.
Më 26 gusht, ish producenti hollivudian deklaroi sërish se është i pafajshëm ndaj akuzave të reja të ngritura ndaj tij, nga producentë që e akuzonin për përdhunim dhe ngacmime seksuale. Më 30 gusht 2019, regjisori veteran i filmave, Brian De Palma, prodhues i “Carrie” dhe “Scarface”, i cili edhe në moshën 78-vjeçare nuk e kishte ndërmend të tërhiqej, vijonte punën për prodhimin e një filmi horror, frymëzuar pikërisht nga skandalet që kishin pushtuar Hollivudin përmes rastit të Harvey Weinstein.
Ish-producenti Weinstein mbërriti në gjykatë më 11 dhjetor 2019, në këmbë por duke përdorur një patericë, për shkak të vështirësisë në të ecur. Avokati i tij mbrojtës kish thënë një ditë më parë se gjatë javës Harvey do t’i nënshtrohej një operacioni. Weinstein pagoi gjobën, me sigurinë se nuk ishte kriminel dhe nuk do të tentonte të largohej nga vendi. Për tu gjykuar në liri për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore, Weinstein pagoi 5 milionë dollar si garanci, e cila më pas u reduktua nga prokurorët e Nju Jorkut, në vetëm 2 milionë. Dhe më 6 janar, Harvey Weinstein mbërriti përpara gjykatës së Manhatann, për tu përballur njëherë e mirë me akuzat. Por një ditë më vonë, gjyqi ndaj ish producentit mori një kthesë dramatike, teksa gjykatësi kërcënoi se do ta hiqte garancinë e paguar dhe do ta linte Harvey Weinstein në qeli, pasi e kapi atë teksa përdorte telefonin celular, përpara vendimit të jurisë.
Më 24 shkurt 2020, ish producenti i famshëm i filmave Harvey Weinstein u dënua për ngacmime dhe dhunë seksuale nga gjykata e Nju Jorkut dhe u prangos brenda në sallë. Gjithsesi ai u lirua nga akuzat më të rënda, që mund ta burgosnin përjetë. Gjykatësi James Burke kërkoi që Weinstein të mbahej në paraburgim. Ai përballej me një dënim deri në 25 vjet burg. Ndërsa seanca vendimtare u la për në 11 mars. Në atë ditë, titani i Hollivudit, sic njihet ndryshe, u dënua si përdhunues, për akuzat që rëndonin mbi të, me 23 vite burg. 80 gratë që e akuzuan publikisht u shprehën të çliruara. (A2 Televizion)