Nga hotel në pluhur për disa sekonda, momentet e shembjes së ndërtesës shumëkatëshe

Nga A2 CNN
14 Nëntor 2022, 09:40 | Bota

Një hotel gjigant, i cili disa vite më parë ofronte luks për elitën, u shemb me anë të një shpërthimi të kontrolluar pasi kishte dalë nga shërbimi prej disa kohësh.

Ndërtesa e vendosur në Miami Beach prej vitit 1957 ishte një prej vendeve ikonë për VIP-at e asaj kohe pasi në të kishin performuar Beatles, Frank Sinatra dhe Tom Jones, ndërkohë që frekuentohej nga ish-presidenti Kenedy,

Hoteli 17-katësh u shndërrua në pluhur për disa sekonda pas një sasie të madhe eksplozivi që i ishte vendosur, pasi pronarët e saj kishin paguar për disa vite gjoba të majme pasi nuk plotëson kushtet e mirëmbajtjes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos