Nga izolimi në jahtin 2,6 milionë euro

Nga A2 CNN
21 Qershor 2020, 20:30 | Showbiz

Ndërsa Spanja është duke marrë frymë lirisht prej koronavirusit, me vetëm 1 viktimë në 24 orët e fundit, shumë personazhe të njohura të sportit, po jo vetëm, kanë “zbarkuar” në plazhe.

Një prej tyre është edhe kampioni i madh i tenisit, Rafael Nadal, i cili menjëherë pas lehtësimit të masave, ka nisur të lundrojë me jahtin e tij 2,6 milionë euro.

Sa bashku me bashkëshorten e tij Xisca Perello dhe një grup miqsh, tenisti 34-vjeçar zgjodhi plazhet e Ibizas për të kaluar disa momente relaksi. Ai u fotografua në jahtin e tij luksoz, por edhe teksa lundronte me motor uji. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos