All - Scripts - 1
All - Scripts - 5
All - General - 1

Nga nafta te çmimi i banesave, eksperti: Shteti duhet të ndërhyjë menjëherë në këto taksa

Nga A2 CNN
8 Qershor 2022, 21:17 | Ekonomi
Nga nafta te çmimi i banesave, eksperti: Shteti duhet të
All - Paragraf - 1

Akil Kraja, ekspert për ekonominë, teksa ishte i ftuar në A2 Business ku u diskutua për rritjen e inflacionit në 6,7%, u shpreh se një ndër arsyet kryesore është fakti që shteti nuk amortizon taksat.

Eksperti renditi edhe kategoritë, që sipas tij, shteti duhet të ndërhyjë menjëherë, nga nafta te produktet e shportës.

All - Paragraf - 3

“Ka një ndikim ndërkombëtar, për situatën e inflacionit në vend, por fakti që çmimi i naftës është sot 1 euro diferencë me rajonin do të thotë se forca e shtetit, për më tepër nëpërmjet këtyre komiteteve që e vendosin çmimin e tregut me forcë, është aty ku nuk duhet. Kemi një euro diferencë pasi prej vitesh ka një tarifë të rritur, në veçanti për taksat e qarkullimit, të cilat shkojnë te çmimi i naftës. Mjafton që shteti të ulë nivelin e taksave që faturohet direkt te nafta dhe ne menjëherë do të ulnim çmimin për shqiptarët, duke shkuar aq sa e ka rajoni.

https://a2news.com/2022/06/08/rritja-e-cmimeve-ministrja-situate-e-importuar-nuk-presim-ndryshim-deri-ne-vitin-2023/

Pika e dytë është energjia elektrike. Të mos harrojmë skandalet e njëpasnjëshme me keqmenaxhimin e kaskadës së Drinit, të cilat prodhimin e energjisë elektrike ia faturonim kompanive fantazmë, të cilat më pas e rrisnin deri në 40% çmimin. Mjafton që çmimi zinxhir i shitjes së energjisë elektrike të bëhet linear dhe ai do të ulet menjëherë.

https://a2news.com/2022/06/08/problemi-me-tregjet-shkodra-po-perballemi-me-mospagesa-te-faturave-nga-porositesit/

Shkojmë në një inflacion tjetër, i cili nuk po përmendet shpesh, por është tërësisht shqiptar. Ai i aksesit në strehim. Ky ndikon në inflacion. Taksa e ndikimit në infrastrukturë, për shembull në Bashkinë e Tiranës, ka qenë 4% e vlerës së investimit, jo vetëm u dyfishua duke shkuar në 8%, por shkoi në 8% e vlerës së shitjes. Mjafton që ne ta ulim këtë taksë dhe çmimi i banesave në Tiranë nuk do të ishte stratosferik.

https://a2news.com/video/muco-arketoi-rreth-30-miliarde-leke-me-shume-por-po-i-mban-duart-lidhur/

Po ashtu, ne jemi në të paktet vende që ka një TVSH universale, përfshirë edhe produktet e shportës. Mjafton thjesht që ne të bëjmë një TVSH të diferencuar për konsumin e shportës dhe menjëherë do të kishim një çmim më normal. Është shteti që nuk amortizon këto taksa”, tha Kraja. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 4

A2 CNN Livestream

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7

Latest Videos