“Puthja”, nga Gustav Klimt, 1908 "Lindja e Venusit", nga Sandro Botticelli, 1484-86 "Chez le Pere Lathuille", nga Edouard Manet, 1879 "Në shtrat: Puthja” nga Henri de Toulouse-Lautrec, 1892 "Qershori i zjarrtë", nga Frederic Leighton, 1895 “Trëndafilat e harruar”, nga Pierre-Auguste Renoir, 1875 “Kanali i madh i Venecias”, nga Edouard Manet, 1875 “Shëtitorja pranë Argentuil”, nga Claude Monet, 1873 “Peshkatari dhe sirena”, nga Frederic Leighton, 1856-58 “Kupidi dhe Psikika, fëmijë”, nga William Adolphe Bouguereau, 1890
Pikturat klasike me bojëra vaji, duket se përveç artit të pashoq, mbajnë mbi telajon e tyre, edhe bukurinë e ndjenjës sublime të dashurisë.
Përgjatë historisë, këto kryevepra me ngjyra të pasura, kanë arritur të përçojnë te admiruesit e tyre, edhe ndjenja romantike, që nuk mund të rikujtohen kurrë më mirë, se sa ditën e sotme, në festën e Shën Valentinit.
Pikturat, secila unike dhe e ndryshme nga njëra-tjetra, duket se flasin të njëjtën gjuhë universale të dashurisë, ndonëse mund të merret me mend, se shikimi i tyre përballë, do të ishte një përvojë krejtësisht e mbushur me emocione të tjera, ndryshe nga shfletimi i tyre në një faqe interneti.
Nga “Puthja” sensuale e Gustav Klimt, deri te butësia frymëzuese e “Lindja e Venusit”, në galerinë e mësipërme mund të njiheni me 10 pikturat më romantike me bojëra vaji, që ka njohur historia e artit dhe pikturës. (A2 Televizion)