U desh një kohë e gjatë pritjeje, por më në fund, e udhëhequr nga Lionel Messi, Argjentina u ngjit në krye të futbollit Botëror teksa triumfoi në finale ndaj Francës në Katar 2022.
Ndërsa Messi festonte me lojtarët, stafin e kombëtares, e familjen e tij në Katar, me miliona njerëz në mbarë botë kanë gëzuar për suksesin e tij. Festa më e madhe ishte në Buenos Aires, ku me miliona argjentinas pritën me ankth fundit e finales për të nisur festimet që me siguri do të zgjasin me ditë të tëra. (A2 Televizion)




































