Nga Special One në ... Special -40? Mourinho shkon në Siberi

Nga A2 CNN
4 Shkurt 2019, 18:10 | Sporte të tjera
Nga Special One në ... Special -40? Mourinho shkon në Siberi

Viti i kaluar padyshim nuk ka qenë nga më të mirët e karrierës së Jose Mourinhos, por trajneri portugez është ende nga më të kërkuarit në treg.

Por pas shkarkimit nga Manchester United, “The Special One” po mendon të mbushë mirë bateritë mendore duke bërë pushime. Por edhe pushimet e tij nuk mund të mos jenë të veçanta, dhe kur në lojë futet edhe paraja, aq më mirë!  

https://twitter.com/SusovskyAdam/status/1092428638144946177

Mourinho ka habitur fansat e tij në disa foto që e tregojnë duke reklamuar pajisjet dhe infrastrukturën e ligës elitare... të hokej në akull në Siberi!

Është ekipi i Avangard Omsk që ka  patur fatin të ketë një vizitues kaq prestigjioz, dhe që patjetër pas xhiros në stadiumin e Balashikha afër Moskës, ku Avangardi luan në pamundësi për të luajtur në Siberi, ka dhuruar autografe gjithë fansave të shumtë edhe në Rusi.

Gjithsesi, jemi të bindur që trajneri portugez nuk mendon të ndërrojë sport, por do të rikthehet së shpejti në arenat më prestigjioze të Evropës së futbollit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos