Nga “tradhtia” me Neymar, te pushimet me portierin gjerman në Greqi

Nga A2 CNN
19 Korrik 2020, 18:23 | Showbiz

Ditët e fundit është folur shumë për një lidhje sekrete të modeles Izabel Goulart me futbollistin brazilian Neymar, por duket se këto lajme kanë mbetur në kuadrin e thashethemeve dhe nuk e kanë dëmtuar aspak lidhjen e modeles 35-vjeçare me portierin gjerman, Kevin Trapp.

Të shtunën, Izabel Goulart dhe portieri i Eintracht Frankfurt zgjodhën plazhet e Mykonos për të pushuar. 35-vjeçarja duket një mrekulli teksa mbante veshur rroba banjo të zeza.  

Çifti vendosi ta çojë lidhjen e tyre në një tjetër stad, ku pas 3 viteve së bashku, ata vendosën të fejohen. Lajmi u bë i ditur nga modelja me një status në llogarinë e saj të “Instagram”-it.

Sa i përket thashethemeve për një lidhje të mundshme sekrete me Neymar, mediat rozë shkruan se bëhet fjalë për kohën kur modelja ishte në Paris për të shoqëruar të dashurin e saj portierin Kevin Trapp, i cili mbronte portën e PSG.

“Askush nuk flet, por natën në Paris, në një sekret të madh, ka lindur një çift i bujshëm. Ai futbollisti i famshëm i PSG-së, Neymar dhe ajo bukuroshja e njohur braziliane Izabel Goulart. Mëkat që të dy janë fejuar me persona të tjerë. Ajo në veçanti, që është prej kohësh në krah të portierit gjerman Kevin Trapp, ish shok skuadre i Neymar, që është rikthyer të luajë në Bundesligë”, shkroi revista “Chi”.

Megjithatë, ky shkrim nuk e ka dëmtuar aspak lidhjen e Izabel Goulart dhe Kevin Trapp, të cilët duken tejet të lumtur në krahët e njëri-tjetrit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos