Një fotografi e kuzhinës së shkatërruar dhe me gjak të shtëpisë së Johnny Depp në Australi i është treguar ditën e sotme gjykatës. Fotoja është bërë pas incidentit që çoi në prerjen e gishtit të aktorit të famshëm.
Depp pretendon se iu pre gishti pasi gruaja e tij në atë kohë, Amber Heard, i hodhi një shishe vodka. Ndërsa Heard ka thënë se Depp e dëmtoi gishtin e tij pasi përplasi disa herë në mur telefonin.
Gjendja e kuzhinës pas incidentit që çoi në prerjen e gishtit të Johnny Depp Johnny Depp Gishti i prerë Amber Heard Depp ka pranuar se ka shkruar në pasqyrë me gjakun e gishtit të prerë Johnny Depp në spital, me gishtin e prerë
Fotografia e kuzhinës tregon një dritare të thyer dhe gjak në dysheme. Edhe copa qelqi mund të dallohen në banak, pranë shisheve me verë dhe xhin.
57-vjeçari Depp ka paditur Neës Group Neëspapers (NGN) pasi në titujt kryesorë ai është cilësuar “dhunues gruaje”. Aktori thotë se kjo gjë është “e turpshme dhe e pavërtetë”. Sipas tij, ai nuk ka abuzuar kurrë me ish-gruan e tij dhe pretendon se është ajo e cila ka abuzuar me të. (A2 Televizion)