
Policia e Lushnjës ka vënë në pranga drejtorin e një shkolle 9-vjeçare në këtë rreth.
Dyshohet se drejtori 55-vjeçar nga fshati Gjuzë ka ngacmuar seksualisht një nxënëse 15-vjeçare.
Njoftimi i policisë Lushnjë
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë arrestuan shtetasin Rr. Ç., 55 vjeç, banues në fshatin Gjuzë, drejtor i një shkolle 9-vjeçare në rrethin Lushnjë, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një nxënëse 15 vjeçe.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale. (A2 Televizion)