Ngacmoi seksualisht të miturën në ashensor dhe një shtetase të huaj në parkim, arrestohet 25-vjeçari

Nga A2 CNN
27 Prill 2023, 09:21 | Kronikë
Ngacmoi seksualisht të miturën në ashensor dhe një shtetase

Një 25-vjeçar u arrestua nga Policia e Tiranës pasi akuzohet se ngacmoi seksualisht dy vajza. Fillimisht, një prej viktimave ishte një vajzë 15-vjeçare e cila bëri kallëzim, se një shtetas i paidentifikuar e kishte ngacmuar atë seksualisht, në ashensorin e pallatit ku ajo banon.

Pas veprimeve hetimore, policia identifikoi dhe arrestoi shtetasin Xh. B., 25 vjeç, banues në Tiranë. Nga veprimet hetimore ka rezultuar se 25-vjeçari ka ngacmuar seksualisht 15-vjeçaren, në ashensorin e pallatit, si dhe një shtetase të huaj, në parkingun e një qendre tregtare.

Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën 25-vjeçarit, një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos