I përfshirë në vrasjen e biznesmenit Nikulaj, del fotoja e një prej britanikëve

Nga A2 CNN
26 Prill 2023, 19:05 | Kronikë

A2 CNN ka mundur të sigurojë foton e një prej personave të dyshuar si i përfshirë në vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj, i cili u ekzekutua disa ditë më parë ndërsa qëndronte në lokalin e tij në Shëngjin.

Bëhet fjalë për 1 nga 5 shtetasit anglezë që është përfshirë në këtë krim të rëndë, i cili shfaqet në kamerat e sigurisë, teksa mbante në vëzhgim viktimën, para krimit.

I dyshuari shfaqet i veshur me rroba sportive dhe me një kapele në kokë, në tentativë për të mos u kapur nga kamerat.

Më herët, në lidhje me këtë krim, kreu i Policisë së Shtetit, Rrumbullaku u shpreh se janë lëshuar 6 urdhërarreste, 5 nga të cilat për shtetas britanikë dhe një shtetas portugez. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/04/26/vrasja-e-ardian-nikulajt-policia-zbardhem-ngjarjen-vrasja-u-krye-ne-bashkepunim-nga-5-britanike-dhe-nje-portugez/

A2 CNN Livestream

Latest Videos