Ngatërron frenat me gazin, Lamborghini përfundon në liqen

Nga A2 CNN
22 Tetor 2021, 10:46 | Teknologji

Një gabim që ndodh rrallë, por kur bëhet rezulton fatal. Ngatërrimi i pedales së frenave me atë të gazit ka bërë që një Lamborghini 160 mijë paund të përfundojë në liqenin në qytetin Mondsee në Austri.

Një 31-vjeçar sapo kishte zbritur një person dhe po mundohej të kthente makinën e tij luksoze, por bëri gabimin fatal, duke ngatërruar frenat me gazin dhe makina përfundoi e zhytur 15 metra në liqen. Për fat të mirë, shoferi arriti të dalë nga automjeti pa lëndime.

Më pas, u deshën më shumë se 3 orë për të nxjerrë makinën nga liqeni. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos