Ngërçi me Kushtetuesen, Meta paralajmëron me shpërndarje të Kuvendit

Nga A2 CNN
19 Nëntor 2019, 20:32 | Aktualitet

Shpërndarja e Parlamentit është përmendur si një opsion i mundshëm nga Presidenti Ilir Meta në takimin që ai zhvilloi mëngjesin e sotëm me krerët e opozitës jashtëparlamentare. Tre burime të ndryshme i thanë A2 se Presidenti e konsideron shpërndarjen e Kuvendit si një hap final, nëse do ta ketë të pamundur të mbrojë Gjykatën Kushtetuese nga ajo që e cilëson si kapje të mazhorancës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos