Përplasje të ashpra kanë ndodhur mes protestuesve dhe policisë në Komisariatin nr.2.
Disa protestues thyen xhamat dhe arritën të hynin në brendësi të komisariatit, shkruan A2.
Madje, disa protestues vunë zjarr në oborrin e këtij komisariati.
“Është si skenë filmi, protestuesit sulmojnë efektivët e policisë. Policët po sulmohen me sende të forta nga qytetarët”, tha gazetari i A2CNN, Igli Çelmeta, në një lidhje direkte me “Off the Record”, nga Andrea Danglli.
Më pas, ndërhyrja e efektivëve shpërndau turmën dhe shoqëroi disa persona. (A2 Televizion)