“U mbush kupa”, Haçkaj-Ramës: Jep dorëheqjen, revolta është pasojë e shkatërrimit të shpresës

Nga A2 CNN
14 Tetor 2026, 20:58 | Politikë

“Kjo është revolta qytetare ndaj qeverisjes së kryeministrit Edi Rama, cili duhet të japë dorëheqjen”. Kështu u shpreh në Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN Florian Haçkaj, nga Lëvizja “Diaspora për Shqipërinë e Lirë”. Sipas tij kreu i qeverisë nuk përfaqëson më asnjeri dhe i ka vrarë shpresën rinisë.

“Ne kemi një qeveri që ka shkatërruar buxhetin e shtetit, dinjitetin e shqiptarëve, të ardhmen e shqiptarëve, ka shkatërruar shpresën e rinisë, ka shkatërruar shëndetësinë, çdo gjë që nuk shkon, për të cilën njerëzit revoltohen prej kohësh dhe kjo është revolta e qytetarëve dhe kjo është thirrja për kryeministrin që nuk përfaqëson me asnjëri. Djegia e institucioneve mua më dhëmb si qytetar, sepse janë po taksat e shqiptarëve, por t'i shkatërrosh dinjitetin dhe shpresën rinisë, t'i dhunosh siç i dhunuan dje që i pamë, ajo është të vrasë shpresën”.

Në Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN ai tha se dëmtimi i institucioneve i dhemb, pasi  ato financohen nga taksat tona, por thekson vëmendja duhet të përqendrohet edhe te shkaqet që kanë çuar në këtë revoltë.

“Në gjykimin tim ë kjo duhet dëgjuar nga kryeministri, duhet të japi dorëheqje një orë më parë. Nëse deri tani ishte paqësore, këtu u mbush kupa dhe u përshkallëzua. Kështu që ne si gazetarë, si njerëz që flasim, duhet të bëjmë kujdes, të paktën unë si Flor, që ky shkatërrim të shihet si revoltë qytetare ndaj shkatërrimit që qeveria prej katër mandatesh po i bën çdo gjë në Shqipëri”.

Ai e cilësoi barbare dhunën e policisë në protestën e djeshme, çka sipas tij ka habitur edhe ambasadorët e vendeve partnere.

“Ambasadorët partnerë janë të habitur me këtë dhunë, por kanë ato agjendat e tyre shtetërore që nuk ja lejojnë të flasin kaq hapur. Por sot kanë folur. Ka pasur një thirrje. Ta trajtojë policia rininë, të ardhmen e tyre që mund të ishin dhe fëmijët e tyre me atë dhunë barbare. Policia e ka kaluar kupën, por nuk janë policët që e bëjnë atë. Është Rama i pari që jep këto urdhra. Janë varësit e Ramës që shkojnë në këtë drejtim dhe që i drejtojnë”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos