Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), institucioni që me ligj duhet të kontrollojë menaxhimin me eficencë të fondeve publike, prej gati dy vjetësh është në një ngërç. 4 kandidatura ka propozuar deri më tani Presidenti, tre prej të cilave janë rrëzuar për mosplotësim të kushteve. Por ligjërisht, cilat janë kriteret që duhet të plotësojë kryetari i KLSH? Neni 20 i ligjit “Për organizimin dhe funksionimin e Kontrollit të Lartë të Shtetit” përcakton se kryetar duhet të jetë shtetas shqiptar, që plotëson kushtet e mëposhtme: arsim të lartë në ekonomi, financë ose drejtësi, përvojë profesionale në çështje financiare; kualifikime të larta profesionale dhe përvojë punë në profesion jo më pas se 10 vjet; të gëzojë integritet të lartë moral dhe profesional; si dhe të mos jetë dënuar më parë për kryerjen e një krimi me vendim gjyqësor të formës së prerë. (A2 Televizion)
Ngërçi mes mazhorancës dhe Presidentit për kreun e KLSH-së
