Një stadium në Afganistan është mbushur plotë me njerëz, jo për të ndjekur një ndeshje futbolli, por për të zhvilluar një gjyq publik ndaj 9 burrave.
Ata u arrestuan me akuza të paspecifikuara, ndërsa u ndëshkuan nga 35 deri në 39 fshikullime në stadiumin Ahmad Shahi në Kandahar. Me qindra persona ishin të pranishëm në dhënien e dënimit në stadium, ndërsa shumë prej tyre u ngjitën në pemë për të ndjekur dënimin.
Goditjet me kamxhik ishin treguesit e fundit të politikave të ashpra të talebanëve që kur ata morën pushtetin në gusht të vitit 2021. (A2 Televizion)


