
Një ngjarje tragjike ka ndodhur pasditen e së premtes në Tiranë. Policia njofton se një fëmijë 2 vjeç ka rënë nga kati i pestë dhe ka ndërruar jetë.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 16:30, në rrugën "Shefqet Kuka".
“Dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia e katit të pestë të banesës, një fëmijë 2 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia. (A2 Televizion)