
Në emisionin “I Ftuari”, avokati Spartak Ngjela komentoi dhe partinë më të madhe opozitare në vend, atë demokratike dhe situatën në të cilën ndodhet ajo.
Avokati mendon se e vetmja rrugëdalje për Partinë Demokratike është ndërrimi i lidershipit. Sipas Ngjelës, kreu i ri i Partisë Demokratike duhet të jetë pro amerikan dhe pro perëndimor
“Partinë Demokratike e shpëton vetëm ndryshimi i lidershipit. Po cilit lidership? Nga një lidership që u vendos për interes të saj, jo për bindje, kundër politikës amerikane dhe deri diku perëndimore, në një lidership proamerikan”, tha avokati Spartak Ngjela. (A2 Televizion)