
“Opozita është memece. Ata flasim me ‘memecllëk’, nuk i kanë nxjerrë arsyet e shembjes së ndërtesave”.
Kështu u shpreh avokati Spartak Ngjela i ftuar në A2 teksa komentoi zhvillimet politike në vend. Ai theksoi se rënia e banesave nga tërmeti është korrupsion shtetëror në bashkëpunim me mafien e ndërtimit.
“Unë kam qenë i pari që kam thënë se është vrasje. Këta e kanë cilësuar vrasje në rrethana të cilësuara. Është njësoj si ta vrasësh me shpërthim bombe. Ti e ke ditur se një tërmet 6 i shkallës rihter, ato ndërtesa shembeshin. Ata që duan të ndërtojnë reformën për moralitetin në Shqipëri, që janë ndërkombëtarët e nivelit të lartë, tashmë u erdhën faktet e reja. Këtu ka qenë pylli më i bukur në Ballkan. Nga Kavalishenca deri në fund të Golemit ka qenë pyll me pisha dhe pronë shtetërore. Kush e bëri pronë private? Një kryeministër e ka bërë, futeni në burg. Golemi është goditja më e rëndë. Atje nuk pati të vdekur pasi nuk kishte plazh, se bilanci do të ishte shumë më i rëndë”.
“SPAK-u nuk drejtohet nga ne, nuk kompromentohet”
“Drejtësia e re nuk drejtohet nga ne. SPAK-u nuk drejtohet nga ne. E ka forcën politike dhe përkrahjen. SPAK-u nuk komprometohet pasi kontrollohet në mënyrë drastike. Edhe familja kontrollohet. Takimi i anëtarit të SPAK-ut me një avokat e pushon të parin. Puna ka nisur, por unë e pres që akuzat do të jenë sa më parë të jetë e mundur. Studimi i një dosje penale nuk është e lehtë. Sulmet nga kreu i SPAK nuk kanë asnjë vlerë. Ai ka kaluar Vettingun”. (A2 Televizion)