Ngjyrat e vjeshtës mbulojnë planetin, pamje mahnitëse të kapura nga ajri

Nga A2 CNN
22 Tetor 2021, 10:38 | Fotolajme

Ngjyra unike dhe natyrë mbresëlënëse! Këto janë imazhet mahnitëse të fiksuara me dron në SHBA dhe Kanada. Nuancat e kuqe, të verdha dhe portokalli, por edhe pemët e gjelbra mbizotërojnë kudo.

Në vende si Utah, shfaqja është edhe më përrallore, pasi pjesa më e madhe e shtetit perëndimor ka parë tashmë reshjet e para të borës dhe peizazhet janë pikturuar edhe nga e bardha apo vjollca e ftohtë e ndryshimit të stinëve.

Fotogaleria e mësipërme e Daily Mail, rendit disa nga pamjet më të bukura të kapura nga ajri.   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos