Një tifoz holandez u bë i famshëm brenda pak ditësh, pasi u fotografua gjatë një ndeshje të ekipit të tij, ndërsa mbante 48 gota birre në stadium.
Mbështetësi 23-vjeçar i Twente, Christiaan Roetgering, kishte radhën për të qerasur shokët dhe për të mos humbur asnjë moment më shumë nga ndeshja u detyrua të krijonte një “piramidë” me birra.
Tentativa e Christiaan rezultoi e suksesshme dhe ai nuk derdhi asnjë nga gotat, megjithatë i riu insiston se rekordi i mbajtjes së gotave të birrave në stadiumin e Twente është më i madh. (A2 Televizion)