
Nicki Minaj ka njoftuar se do të tërhiqet nga muzika për të ndërtuar familje.
Reperja e famshme amerikane shkroi në Twitter: “Kam vendosur të tërhiqem dhe të ndërtoj familjen time. E di që jeni të lumtur. Fansave u them që të jenë me mua derisa të vdes. Ju dua përjetë”.
Disa ditë më parë, këngëtarja njoftoi se ajo dhe i dashuri i saj, Kenneth Perry, do të martohen brenda 80 ditëve. (A2 Televizion)