Nicole Scherzinger bëhet bionde, fansat e krahasojnë me Kim Kardashian

Nga A2 CNN
26 Janar 2023, 09:35 | Showbiz

Nicole Scherzinger i ka tronditur fansat dhe ndjekësit e saj të mërkurën kur u shfaq me një pamje të re në një video në TikTok.

Këngëtarja dhe kantautorja 44-vjeçare zbuloi se ishte bërë bionde dhe ndjekësit e saj nuk ngurruan që ta krahasonin me Kim Kardashian, ose të paktën me një nga motrat e saj të famshme.

Në një postim tjetër në Instagram, Nicole falënderoi stilistin e flokëve Dimitris Giannetos për punën që kishte bërë me look-un e saj të ri, duke u hequr shpresat edhe atyre pak që mund të kishin menduar se bëhej fjalë për paruke.

Në komente, një fans shkruante: “Pse m'u duk sikur ishte Kim K?”

Duket si Kim që mbaj mend kur unë isha i ri. Mendova se ishte një nga motrat Kardashian”, shkroi një tjetër. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos