
Kuvendi i Shqipërisë dhe ai i Kosovës firmosën një memorandum bashkëpunimi me qëllim koordinimin e punës mes dy institucioneve, gjatë vizitës në Tiranë të kryeparlamentarit të Prishtinës.
Një mesazh në të cilin vuri theksin edhe homologia e tij, Lindita Nikolla, në konferencën e përbashkët për shtyp.
Kryeparlamentari i Kosovës kërkoi koordimin mes vendeve edhe sa i takon qëndrimit që dy shtetet shqiptare duhet të mbajnë ndaj Serbisë, e cila, sipas tij, me qasjen armiqësore në raport me Kosovën, përbën një rrezik për rendin dhe sigurinë në rajon.
Me rastin e 110-vjetorit të pavarësisë është parashikuar që të mbahet një mbledhje e përbashkët e të dy kuvendeve. (A2 Televizion)