Nis fushata për kthimin e besimit, Netanyahu vaksinohet i pari

Nga A2 CNN
20 Dhjetor 2020, 08:23 | Bota
Nis fushata për kthimin e besimit, Netanyahu vaksinohet i pari

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu mori vaksinën kundër Covid drejtpërdrejt në televizion nga spitali Tel Hashomer në Tel Aviv.

"Unë besoj në këtë vaksinë. Ne mund të dalim nga pandemia së bashku. Kjo është një ditë e rëndësishme për Izraelin. Të gjithë duhet të vaksinohen dhe imi është një shembull personal", tha Netanyahu.

71-vjeçarit Netanyahu iu dha vaksina e zhvilluar nga kompanitë BioNTech dhe Pfizer.

Udhëheqësi izraelit u përshkrua nga media lokale si "kreu i parë i qeverisë në botë" që u vaksinua. Në ditët në vijim, vendi do të nisë fushatën e vaksinimit masiv. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos