Në 109-vjetorin e Pavarësisë nisi puna edhe për ndërtimin e Aeroportit të Vlorës, që do të jetë edhe më i madhi në vend. Konsorciumi që do ta ndërtojë është kryesisht shqiptar dhe drejtohet nga sipërmarrësi Behxhet Pacolli, ndërsa operimi është marrë përsipër nga Aeroporti i Mynihut. Kryeministri Edi Rama e quajti Aeroportin e Vlorës një vepër historike jo vetëm për qytetin, por edhe për Shqipërinë dhe Kosovën. (A2 Televizion)
Nis ndërtimi i Aeroportit të Vlorës, Rama: Historike edhe për Kosovën
