Nis në fundjavë bursa shqiptare e energjisë, anëtarësohen tri kompanitë e para

Nga A2 CNN
29 Mars 2023, 18:19 | Aktualitet

Bursa Shqiptare e Energjisë Elektrike ka regjistruar tre kompanitë e para, teksa brenda 31 marsit pritet të jetë gati për të nisur edhe aktivitetin. Operatori i Sistemit të Transmetimit, i cili është edhe aksioneri kryesor në bursë, është anëtari i parë zyrtar i ALPEX. Ndërsa pas tij janë regjistruar zyrtarisht gjatë kësaj jave dy shoqëritë, pjesë e grupit të OSHEE, Furnizuesi i Tregut të Lirë dhe Furnizuesi i Shërbimit Universal. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos