
Ka nisur pas orës 02:00 të së hënës procesi i numërimit të votave në Bashkinë e Durrësit.
Deri në orën 02:45 janë numëruar votat e 3 bashkive të para nga 342 në total. Deri tani, kryeson me një avantazh të lehtë kandidatja e Partisë Socialiste.
Emiriana Sako ka marrë 504 vota, ndërsa rivali i saj nga koalicioni “Bashkë Fitojmë”, Igli Cara, ka marrë 329 vota.
Këtu mund të ndiqni rezultatet në kohë reale në të gjitha bashkitë. (A2 Televizion)