Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku, tha ndërtimi i hidrocentralit të Skavicës do të transformojë të gjithë zonën, por edhe Shqipërinë.
“Është një ëndërr me të cilën jemi rritur. Siguria energjetike është thelbi i këtij projekti të rëndësishëm, që do të mbulojë nevojat e tregut dhe që do ta kthejë Shqipërinë vend eksportues të energjisë së rinovueshme dhe jo importues me çmime të larta”, tha Balluku ndërsa vizitoi me ambasadoren amerikane Yuri Kim zonën ku do të ndërtohet hidrocentrali i Skavicës dhe ku ka nisur puna në terren për hartimin e projektit.
“Zona në të cilën Skavica do të ndërtohet, do të ketë mundësi të shumta zhvillimi, do të fillojë një epokë e re për zonën e Kukësit dhe Dibrës që do të zhvillojnë edhe turizmin”. (A2 Televizion)