Nis rikonstruksioni i Xhamisë së Plumbit në Shkodër, Rama: Një nga objektet më origjinale të arkitekturës islame në botë

Nga A2 CNN
10 Shtator 2022, 08:10 | Aktualitet

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar nisjen e punimeve për rikonstruksionin e Xhamisë së Plumbit në Shkodër. Lajmin e ka ndarë mëngjesin e sotëm me ndjekësit në rrjetet sociale, ku përmes fotove shprehet se bëhet fjalë për një  nga objektet më origjinale të arkitekturës islame në botë.

“Mirëmëngjes dhe me lajmin e mirë se pas faljes së fundit mbrëmë në Xhaminë e Plumbit në Shkodër, u hap kantieri më i ri në fushën e trashëgimisë kulturore, për një nga objektet pa asnjë ekzagjerim më origjinale të arkitekturës islame në botë, ju uroj një fundjavë të mbarë”, shkruan Rama. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos