Nis riparimi i dëmeve te Spitali i Durrësit

Nga A2 CNN
29 Nëntor 2019, 11:30 | Aktualitet
Nis riparimi i dëmeve te Spitali i Durrësit

Reparti i Urgjencës në Spitalin e Durrësit ka nisur të rikonstruktohet pas dëmtimeve që ka marrë nga tërmetet e ditëve të fundit.

Gazetarja e A2, Elitjona Doko njoftoi se aktualisht shërbimi i urgjencës është zhvendosur nga hyrja kryesore në hyrjen përballë godinës së spitalit.

Në pjesët e tjera të spitalit, ekspertët kanë thënë se çarjet e mureve nuk përbëjnë rrezikshmëri.

Ndërkohë, në Durrës vetëm pak furra buke qëndrojnë të hapura, ndërkohë që shumë persona janë larguar nga qyteti. (A2 Televizion)

https://www.youtube.com/watch?v=virNpxyo9MY

A2 CNN Livestream

Latest Videos