Nis sezoni i ri i volejbollit, Partizani dhe Vllaznia fitojnë Kupën e Federatës

Nga A2 CNN
23 Shtator 2019, 11:09 | Sporte të tjera
Nis sezoni i ri i volejbollit, Partizani dhe Vllaznia fitojnë Kupën e

Volejbolli në vend ka nisur këtë fundjavë sezonin e ri me aktivitetin e përvitshëm të Kupës së Federatës.

Te femrat, kampione u shpall skuadra e Mirditës, e cila pas suksesit në gjysmëfinale përballë kampioneve të Partizanit, mundi edhe Tiranën në finale, 3 me 0 me sete.

Te meshkujt, ndërkohë festa i takoi Vllaznisë. Klubi shkodran kaloi Tiranën në gjysmëfinale, ndërsa në duelin për trofeun, sikurse në finalet e titullit sezonin që lamë pas, gjeti Partizanin, ndaj të cilit u hakmor, duke fituar në shifrat 3 me 1. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos